Në Serbi janë regjistruar tri raste të konfirmuara të të prekurve me ethet e Nilit Perëndimor, njoftuan sot zyrtarë të Institutit për shëndetësi publike.
Këto raste, siç thuhet, janë konfirmuar deri më 11 gusht, në bazë të të dhënave të ofruara institutit në pajtim me rekomandimet për mbikëqyrje të etheve të Nilit Perëndimor në popullatë në sezonin 2017 dhe kriteret laboratorike sipas rekomandimeve të Qendrës evropiane për kontrollin e sëmundjes.
Simptomat e etheve të Nilit perëndimor janë të ngjashme me ato të gripit dhe ftohjes, andaj është vështirë të dallohen, ndërsa në numrin më të vogël të rasteve virusi mund të shkaktojë meningjit.
Virusi i Nilit Perëndimor bartet nga mushkonjat aziatike, por nuk mund të bartet nga njeriu në njeri. Ethet e Nilit Perëndimor kryesisht shfaqen në vendet me temperatura të larta, megjithatë ndryshimet klimatike kanë shkaktuar përhapjen e tij edhe në vende të tjera.
Simptomat e para shfaqen prej tri deri në 14 ditë pas pickimit.
Ndryshe, simptomat më të shpeshta janë temperatura e rritur trupore, kokë dhimbja, lodhja, dhimbja në nyje, ndërsa ndonjëherë virusi mund të shkaktojë edhe skuqje në lëkurë, gjëndra të fryra limfatike dhe dhimbje në sy.
Putini thotë se “i hodhi një sy” letrës së Zelenskyt, por nu...
Rama në Zvërnec: Çështjet e pronës i vendos gjykata, jo qeve...
Kurti: Fokus në luftën kundër korrupsionit dhe shtet të drej...
Ukraina godet pesë anije në Detin e Azovit, konfirmon edhe s...
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...