Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se alternativa më e qëndrueshme për të zgjidhur ngërçin politik janë zgjedhjet e reja nacionale.
Në një prononcim për Portalin 2LONLINE, është shprehur hapur se nuk po sheh zgjidhje të qëndrueshme që do të ofronte njëherë e mirë zgjidhje por edhe stabilitet, prandaj ai e sheh mundësinë e daljes nga kjo situatë, përmes zgjedhjeve të reja nacionale.
“Opsioni i zgjedhjeve të reja është opsioni më i qëndrueshëm për mua” , ka thënë Haziri, transmeton arbresh.info.
Të mërkurën, partitë politike do të mblidhen në një tryezë për konsultim rreth vazhdimit të seancës konstituive e cila vazhdon të mbahet peng i mos pajtimeve ndërmjet subjekteve politike.
Vazhdimi i kësaj seance do të mundësonte procedimin më tutje të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve, rrjedhimisht do t’i hapte rrugë edhe caktimit të mandatarit për të qeverisur me vendin./arbresh.info/
Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë
Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krim...
E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgj...
Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit t...
Manchester United synon Ederson nga Atalanta
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...