Qeveria e Maqedonisë në periudhën e ardhshme do të përqendrohet në çështjen e emrit me qëllim të përshpejtimit në rrugën euroatlantike, ka theksuar sot zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.
”Kjo çështje më mbetet prioritet i Qeverisë. Ne përmbyllim dy çështje kryesore, çështjen e gjuhës dhe marrëveshjen me Bullgarinë. Tani kemi energji të përqendrohemi në çështjen e emrit. Presim në atë rrugë të kemi më shumë miq dhe prandaj i gjithë aktiviteti i kësaj Qeverie është me të gjitha shtetet, por edhe me shtetin fqinj jugor dhe me fqinjët tjerë.
Ta shfrytëzojmë këtë klimë pozitive të cilën e ka shteti në rajon, në Bruksel, në vendet anëtare të BE-së dhe t’i mbyllim çështjet si dhe të bëjmë kthim substancial në drejtim të eurointegrimit”, tha Osmani duke iu përgjigjur para medias në takimin e sotëm me ambasadorët e vendeve nga Ballkani Perëndimor.
Në lidhje me zbatimin e reformave urgjente me prioritet të parapara me Planin 3-6-9, Osmani ka theksuar se ndjehet i kënaqur nga dinamika e realizimit, pavarësisht bllokimit të Kuvendit, transmeton telegrafi.
Sot (15 gusht 2017) në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegës për Çështje Evropiane Bujar Osmani, kishte të ftuar Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Republikës së Kosovës, Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Serbisë.
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova