Presidenti amerikan Donald Trump është duke u përballur me kritika nga Republikanët e Demokratët për shkak të reagimit të tij ndaj dhunës nga supremacistët e bardhë në Virxhinia.
Një grua është vrarë e 19 të tjerë janë lënduar, kur një makinë u përplas me një turmë kundër-protestuesish në Charlottesville, transmeton portali arbresh.info.
Trump dënoi dhunën nga “shumë anët”, por nuk ndaloi dënimin e drejtpërdrejtë të ekstremit të djathtë.
Shtëpia e Bardhë ka sqaruar në një deklaratë se dënimi i tij përfshinte supremacistët e bardhë.
“Presidenti tha shumë fuqishëm në deklaratën e tij dje se ai dënon të gjitha format e dhunës, fanatizmit dhe urrejtjes, natyrisht që përfshin supremacistët e bardhë, KKK, neo-nazistët dhe të gjitha grupet ekstremiste”, tha një zëdhënës./Arbresh.info
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...