Përveç vitaminave dhe mineraleve, çokollata përmban kafeinë që nxit normalizimin e qarkullimit të gjakut, por edhe parandalon ënjtjet. Maska me çokollatë e hidraton lëkurën dhe i dhuron shkëlqim. Çokollata është e pasur edhe me përbërës të tjerë të dobishëm, si teobrominë dhe teofilinë, që e shtrëngojnë lëkurën. Në industrinë e bukurisë përdoret çokollata me përqindjet të lartë të kakaos ose kakaos pluhur. Për ta përmirësuar gjendjen e lëkurës tuaj, këtë mund ta bëni me njërën nga këto tri maska.

MASKË ME ÇOKOLLATË DHE VEZË 1 vezë; 1 lugë ajkë; 50 gramë çokollatë të zezë. Përzieni vezën dhe shtoni një lugë ajkë, pak ujë të ngrohtë dhe çokollatën e shkrirë. Masën e aplikoni pas pastrimit të fytyrës, në qafë dhe dekolte po ashtu dhe duke e aplikuar i bëni masazh. E lini maskën të qëndrojë 15-20 minuta, më pas e shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

MASKË ME ÇOKOLLATË DHE VAJ ULLIRI 50 gramë çokollatë të zezë; 1 lugë vaj ulliri. Shkrini 50 gramë çokollatë të zezë dhe përzieni me një lugë vaj ulliri. E lini masën që të ftohet, e më pas me lëvizje të buta e aplikoni në fytyrë, qafë dhe dekolte. Maskën e lini të veprojë për 15 minuta, më pas e shpëlani fytyrën me ujë të vakët.


Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...