Trajneri i Chelseat, Antonio Conte insiston që nuk është i shqetësuar me perspektivat nga ana e tij këtë sezon pavarësisht fillimit të tyre të tmerrshëm në mbrojtjen e titullit.
“Ne duhet të fokusohemi për të punuar shumë me këta lojtarë”, tha Conte pas ndeshjes së humbur me rezultat 3 me 2 ndaj Burnleyt, ku Fabregas dhe Cahill ishin përjashtuar nga Stamford Bridge, transmeton portali arbresh.info.
“Sa i përket merkatos së transferimeve, klubi është duke u përpjekur për të bërë më të mirën”
“Nuk jam i shqetësuar, jam i gatshëm të luftoj me këta lojtarë. E përsëris: është e rëndësishme për ne të fokusohemi në punën tonë, të jemi të fokusuar çdo ditë në stërvitje dhe të përpiqemi për të punuar në mënyrën më të mirë. Nuk ka justifikime”
Ndeshja e ardhshme për Chelsean është ajo në Wembley javën tjetër ndaj Tottenham Hotspurit./arbresh.info
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...