Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka zbuluar këtë mbrëmje se ish bashkëlojtari i tij, Dani Alves, e ka bindur Neymarin të largohet nga Barcelona për transferim te Paris Saint Germaini këtë verë.
Pas kalimit për 222 milionë euro javën e kaluar në Parc des Princes, superylli brazilian ka vazhduar të insistoj që vendimi përfundimtar për transferim është marrë vet nga ai pa ndikimin e babait të tij apo ndonjë lojtari, transmeton portali arbresh.info.
Dani Alves, bashkëlojtari te PSG që gjithashtu u transferua në kryeqytetin francez këtë verë, që nga atëherë ka sugjeruar që Neymari në të vërtetë e ka bindur atë që t’i bashkohet skuadrës së Unai Emeryt, dhe jo e kundërta.
Megjithatë, bazuar në mbrojtësin Gerard Pique, i cili shpenzoi shumë sezone së bashku me lojtarët e lartpërmendur, Alves mund të mos ketë treguar të vërtetën rreth kësaj ngjarje.
Sipas në një raport nga gazeta spanjolle ‘Cope’ këtë pasdite, Pique ka zbuluar: “Ishte Dani Alves që bindi Neymarin të transferohet te PSG në dasmën e Messit”./arbresh.info
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Gjini për Presidentin: S’kemi votë për emrat që janë në tavo...
Zotëria i Parë përfaqësoi Kosovën në Samitin inaugurues të o...
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar