Sonte rreth orës 21:00 në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj ka humbur jetën një person si pasojë e një aksidenti në trafik.
Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë pë rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor në fshatin Klinë e Mesme.
“Një veturë me targa vendore në rrethana ende te panjohura është perplasur në mbrojtëset e rrugës, ku si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën një pasagjere e moshës 50 vjeçe”, ka thënë Zahiti për Veriu.info.
Ai ka bërë të ditur se edhe katër persona tjerë kanë pësuar lëndime, e të cilët po trajtohen në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të ...
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...