Loja më e zakonshme mes fëmijëve, “polici dhe hajduti”, është kthyer në një tragjedi.
Ngjarja ka ndodhur në Wisconsin ë SHBA-së, ku një fëmijë 10 vjeç ka vrarë aksidentalisht vëllanë e tij 14 vjeç. Sipas asaj që raporton CNN, vëllezërit po luanin me një pushkë të cilës i ishte hequr karikatori.
Megjithatë në pushkë ndodhej një plumb i vetëm dhe kur vëllai i vogël tërhoqi këmbëzën e armës, plumbi e goditi vëllain më të madh në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen.
Autoritetet kanë deklaruar se arma ishte në pronësi të babait të fëmijëve dhe mund të gjendje lehtë në shtëpi. Sipas statistikave më të fundit dhe të përditësuara, nga viti 2012-2014, rreth 1300 fëmijë në vit janë viktima të armëve të zjarrit në SHBA. Sipas të dhënave, 82% e tyre janë meshkuj.
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...