Arbër Rexhaj, njëri nga themeluesit dhe zyrtarët më të lartë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren, tashmë deputet në parlamentin e Kosovës, është i bindur se LVV’ja do të triumfoj në zgjedhjet lokale në Prizren të cilat do të mbahen me 22 tetor.
Rexhaj paralajmëron një betejë të ashpër në këto zgjedhje, siç e quan ai betej dhëmbë për dhëmë, e që në fund do të triumfojnë për të udhëhequr qytetin e Prizrenit në një mandat katër vjeqar.
Postimi i tij i plotë:
“Shkurt një gjë ua garantoj, se do të kemi betejë të ashpër në zgjedhje lokale në Prizren. Lagje për lagje, fshat për fshat, alternativa dhe zgjidhje më të mira për problemet e qytetarëve tanë. Betejë dhembë për dhëmbë!
Prizrenin do ta udhëheq VETEVENDOSJE! me kryetarin më të mirë të saj.
Dhe ne jemi të gatshëm për të marrë përgjegjësi dhe për ta bërë ndryshimin!“, ka shkruar në mes tjerash, Rexhaj në profilin e tij në facebook.
Ju kujtojmë se Lëvizja VETËVEDOSJE! ka shënuar një rritje rekord në zgjedhjet e fundit në Prizren, e që në zgjedhjet lokale është duke pretenduar një fitore të pastër.
Prangoset kosovari në Kukës, i kapen në kufi municion luftar...
FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” ...
Haliti: Kërkojmë të dimë kandidatin për kryeparlamentar para...
Zvicra paralajmëron për toksinë cereulide në produktet për f...
Bedri Hamza reagon për lirimin e Smakajt, Shalës dhe Fazliut...
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu