Presidenti amerikan Donald Trump edhe një herë ka vazhduar me paralajmërimet e tij drejtuar Koresë së Veriut duke thënë se SHBA-të janë të “përgatitur” për luftë.
Përmes një postimi në Twitter, përcjell Telegrafi, Trump ka shkruar: “Kapacitetet ushtarake janë të gatshme, nëse Koreja e Veriut do të reagonte jo mençur. Shpresojmë që Kim Jong-un të gjejë një rrugë tjetër!”
Të enjten, Trump kishte thënë gjithashtu se “zjarri dhe tërbimi” si kërcënim nuk ka qenë mjaftueshëm i ashpër për Korenë e Veriut, duke shtuar se “ata do të jenë në telashe, si pak kombe kanë qenë ndonjëherë në gjendje të tillë”.
Ai shtoi Kim Jong-un duhet të jetë “shumë, shumë nervoz”.
Paralajmërimi i sotëm është i fundit në një varg të kërcënimeve të bëra në mes të Amerikës dhe Koresë së Veriut këtë muaj.
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...