Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do të protestojë të premten kundër krijimit të Gjykatës Speciale.
Kreu i kësaj organizate, Xhavit Jashari, ka thënë se assesi nuk mund të pajtohen me faktin e krijimit të Speciales.
Jashari, në emisionin “Click” në RTV21, ka konfirmuar se të premten do të thërrasin protestë për të kundërshtuar krijimin e Gjykatës Speciale nga ana e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se nuk i besojnë kësaj gjykate ndërkombëtare, duke shtuar se me krijimin e Speciales po i merret një pjesë e sovraniteti shtetit.
Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës të premten pritet të votojnë krijimin e Gjykatës Speciale e cila për qëllim ka hetimin e disa pjesëtarëve të UÇK-së për krime të bëra gjatë luftës në vitin 1998/1999.
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë