Nga dita e enjte e deri të dielën vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit të cilat do të jenë relativisht të freskëta.
Këto masa të freskëta burimin e kanë nga ana verilindore e Kontinentit, raporton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Në këto kushte do të mbajë mot me vranësira të dendura dhe intervale me diell, përcjell koha.net. Vranësirat do të jenë jostabile dhe vende-vende do të sjellin riga lokale të shiut, kryesisht ditën e premte dhe të dielën.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 – 11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18 – 22 gradë celcius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...
Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij në Drenas
Bordi i Paqes pritet të mblidhet në nivel të liderëve më 19 ...
Aksidenti i rëndë në Prishtinë, polica: Shoferi humbi drejti...