Auditori i Përgjithshëm ka konfirmuar se tenderi i Policisë së Kosovës për furnizim me uniforma është duke u hetuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, raporton Koha.net.
“Tri lëndë të prokurimit (Furnizim me uniformë të re për PK-në, Ndërtimi i objektit K9, si dhe Rregullimi i poligonit për gjuajte me armë zjarri) nuk i kemi testuar, për arsye se ishin subjekt i hetimeve nga Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK)”, thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm.
Gazeta “Koha Ditore” kishte raportuar për shkeljet ligjore në këtë tender të iniciuar nga Policia e Kosovës në pjesën e dytë të vitit 2014. Tenderi në KRPP ishte paraqitur në një shumë prej rreth 5 milionë eurosh, kurse kompania UNIKAT që kishte qenë në garë kishte raportuar se Policisë së Kosovës do t’i kushtonte kontrata e nënshkruar rreth 13 milionë euro, apo dyfishi i ofertës së paraqitur nga kompania UNIKAT.
Policia në një reagim kishte thënë se i kanë vetëm 6 milionë euro për të blerë uniforma. Tenderi kishte përfunduar në Organin Shqyrtues të Prokurimit, i cili kishte hedhur poshtë ankesën e UNIKAT për shkak të disa lëshimeve që janë evidentuar në uniforma si vegët e pantallonave për rripin, apo një xhep pa kufizim në xhaketën e propozuar për policinë.
Shkeljet ligjore në këtë tender janë ngritur edhe në Komisionin për buxhet dhe financa.
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë