Përderisa lufta e fjalëve ndërmjet administratës Trump dhe regjimit të Koresë Veriore nuk tregon shenja të ftohjes, Hawai është bërë shteti i parë në SHBA që po përgatitet në rast të ndonjë sulmi të mundshëm bërthamore.
Presidenti i SHBA-ve së fundmi ka kritikuar Korenë Veriore, e cila ka thënë se është gatshme të godasë me 4 raketa ishullin Guam, transmeton portali arbresh.info
Edhe pse ekspertët thonë që shansat që Koreja e Veriut të godase janë të vogla Haëai ka filluar përgatitjet.
Hawaii tashmë ka një sistem paralajmërues për fatkeqësitë natyrore, uragane, tsunami dhe përmbytje, e cila testohet ë ditën e parë të çdo muaji nga një bunker i varrosur në kraterin e Diamantit.
Shteti është duke punuar aktualisht në një fushatë të edukimit publik dhe po teston alarmed në rast të ndonjë sulmi bërthamor.
Pas Haëait kanë filluar përgatitjet edhe Guam, një territor amerikan rreth 2.000 kilometra (3450 km) në juglindje të Phenianit dhe që është kërcënuar direkt nga Kim Jong-un./Arbresh.info
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...