Për shkak të punimeve teknike të rrjetit të ujësjellësit në lagjen ”Dodona” në Prishtinë nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona.
Ujësjellësi “Prishtina” bën të ditur se për shkak të punimeve teknike (faza e II-të e investimeve)-sistemi i rrjetit të ujësjellësit në lagjen ”Dodona” në Prishtinë, nesër ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona.
“KUR ‘Prishtina’ njofton të gjithë konsumatorët e lagjes ‘Dodona’, ‘Sofalia’, ‘Taslixhe’, zona kah shkolla e Normales si dhe rrugët nga lagja ‘Dodona’ e deri te Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, se nesër 25 qershor 2015 duke filluar nga ora 08:00-17:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm”, thuhet në komunikatë.
Shkak i ndërprerjes së furnizimit me ujë në lagjet dhe zonat e lartcekura janë punimet teknike në kuadër të fazës së dytë të investimeve – sistemi i furnizimit me ujë në lagjen”Dodona” në Prishtinë.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj