Borussia Dortmundi raportohet se ka kërkuar nga Barcelona një shifër prej 135 milionë funta për shërbimet e sulmuesit Ousmane Dembele.
Skuadra në La Liga është duke kërkuar një sulmuesi të ri pas shitjes së Neymarit te Paris Saint Germain për një tarifë që theu rekord botëror, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘Sky Deutschland’, Dortmundi është duke u përpjekur për të shfrytëzuar pozitën e mirë të Barcelonës me të holla duke kërkuar 135 milionë për Dembelen, një shumë që do t’i sillte atyre përftime prej 122 milionë.
20-vjeçari ka shënuar 10 herë gjatë 49 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet te Dortmundi në edicionin e tij debutues.
Barcelona thuhet gjithashtu se është pas Philippe Coutinhos së Liverpoolit, transferim të cilën sugjerohet që do ta prezantoj para vikendit./arbresh.info
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...