Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur për kryetar të Gjykatës së Apelit gjyqtarin Hasan Shala.
Nga 11 anëtarët e KGjK-së, 9 prej tyre votuan për kandidatin Shala, ndërsa kandidatja Tonka Berisha mori vetëm 2 vota, dhe kandidati i tretë Xhevdet Abazi nuk mori asnjë votë, raporton arbresh.info.
Para se të bëhej votimi i kandidatëve kryesuesi i KGjK-së, Nehat Idrizi tregoj se KGjK ka kërkuar nga 35 gjyqtarë sa ka aktualisht Apeli,18 prej tyre kanë dhënë mendimet
Për Shalën 13, për Tonken 9 mendime pozitive dhe për Xhevdet Abazin 4 mendime pozitive.
Idrizi prezantoi edhe arritjet e kandidatëve sa i përket zgjidhjes së lëndëve. Sipas tij kandidati Hasan Shala ka kryer 910 lëndë, Xhevdet Abazi mbi 200 lëndë dhe kandidatja Tonka Berisha 145 lëndë.
Para se të niste votimi, kreu i KGjK-së pyeti anëtarët nëse ndonjë nga të do të abstenojë, dhe u bëri të ditur se pas këtij deklarimi askush nuk ka të drejtë të abstenojë. Asnjë nga kandidatët nuk abstenoi./arbresh.info
Rizvanolli: Dy njësi të KEK-ut pritet të kthehen në operim, ...
Moti ditën e martë me mjegull e ngrica, temperatura arrin -9...
Eurostat: 25% e të rinjve në BE punojnë dhe studiojnë në të ...
Kobbie Mainoo vendos të qëndrojë te Manchester United
KOMF: Çdo manipulim mbi fëmijët me autizëm duhet ndëshkuar
Pacolli: Tradhtia dhe pabesia rëndojnë shpirtin dhe kthehen ...