Një grua në Këln të Gjermanisë humbi të dyja këmbët dhe krahun e majtë pasi u pickua nga një insekt, ndërkohë që po nxirrte mbeturinat jashtë.
Ngjarja ndodhi në mes të muajit Mars, por lajmi është bërë i ditur vetëm këtë javë, shkruan Russia Today.
Sonja Kujas 43 vjeçe sapo kishte nisur ditën e punës në një kompani ku punonte si pastruese, kur u pickua në krah nga një insekt.
“Dallova menjëherë një gungë. Më pas nisa të kisha marrje mendsh, ftohtë e dhimbje. Koleget e mia morën menjëherë ambulancën“, tha Kujas, transmeton ora news.
Gruaja u shtrua në spital, por pas një ekzaminimi, mjekët e çuan atë në shtëpi. Megjithatë gjendja e saj vijoi të përkeqësohej dhe gruaja u dërgua sërish në spital, ku ra në gjendje koma.
Pickimi i insektit çoi në infeksion të rëndë në gjak.
Bashkëshorti i saj Andy tregoi sesi gjymtyrët e saj po vdisnin dhe po bëheshin të zeza. Në fund, jeta e gruas u shpëtua, por ajo humbi dy këmbët dhe krahun e majtë.
Infeksionet janë një komplikacion i rrallë në rastet e pickimit nga insektet, por gruaja, e cila tashmë lëviz vetëm me karrige me rrota, kërkon që të paralajmërojë njerëzit që të mos lenë pasdore qoftë pickimin më të vogël, pasi mund të jetë tepër i rrezikshëm.
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mek...
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?