Shpend Ahmeti është rizgjedhur kandidat për kryetar komune në Prishtinë nga anëtarësia e Lëvizjes Vetëvendosje.
Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se të dielën, në 34 vendvotime në të gjitha fshatrat dhe lagjet e Prishtinës anëtarësia e Lëvizjes Vetëvendosje ka votuar për kandidatin për kryetar komune të Prishtinës.
“Pas verifikimit të votave në këto vendvotime nga Komisioni Ad hoc Zgjedhor i Qendrës së Prishtinës dhe pas skadimit të afatit për ankesa, ky komision ka shpallur rezultatin final:
96.8% kanë votuar “Për”
3.2% kanë votuar “Kundër”
Bazuar në këtë rezultat, Shpend Ahmeti zyrtarisht zgjidhet kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Prishtinës në zgjedhjet lokale 2017”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...