Sigurisht që keni dëgjuar për rëndësinë e vitaminës D.
Në mënyrë të veçantë kjo vitaminë luan rol të rëndësishëm për njerëzit që vuajnë nga gjëndrat tiroide.
Autori i shumë librave dhe mjeku i specializuar për gjëndrat tiroide Richard Shames, ka theksuar se ndryshueshmëria e funksionimit të tiroidës varet nga prezenca e vitaminës D në trup, duke e bërë atë jo vetëm të dobishme, por edhe thelbësore, transmeton portali arbresh.info
Ai ka shtuar se trajtimi i tiroideve nuk është optimal dhe mund të mos funksionojë nëse pacienti ka mungesë të vitaminës D. Vitamina D duhet të jetë e pranishme në nivele të mjaftueshme në qelizë, në mënyrë që hormoni tiroide të ndikojë në të vërtetë në atë qelizë. Kjo është arsyeja pse vitamina D është kaq e rëndësishme.
Shames ka shtuar se vitamina D mund të merret përmes ushqimit dhe në masë të madhe përmes diellit. Ai ka shtuar se një pjesë e madhe e njerëzve në botë kanë mungesë të vitaminës D për shkak të mungesesës së ekspozimit në diell.
Për pacientet e tij që kanë mungesë të eskpozimit në diell dhe kanë mungesë të vitamins D, ai rekomandon që të marrin vitaminë D3 paktën 2.000 IU në ditë për mirëmbajtje./Arbresh.info
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...
Korçë, dyshime për eksploziv/ Rrethohet lagjja 18, forcat xh...
Gjendet i gjallë 36-vjeçari i zhdukur prej më shumë se dy ja...