Një baba ka hequr dorë nga biznesi i tij dhe ka ndërtuar një park të mahnitëshëm për personat me aftësi të kufizuara.
Gordon Hartman shiti biznesin e tij në vitin 2005 dhe në vitin 2007 filloi ndërtimin e parkut në San Antonio në Teksas, transmeton portali arbresh.info
Ai ka deklaruar se ka është ndjerë zemërthyer kur shikonte fëmijët tjerë që refuzonin të luanin me vajzën e tij Morgan, e cila ishte 12 vjeç në atë kohë.
“Ne donim një park ku të gjithë mund të bëjnë bënin gjithçka, ku njerëzit me dhe pa nevoja të veçanta mund të luajnë”, tha ai për BBC.
Pas tre viteve punë të madhe, parku ishte gati që të hapej në vitin 2010.
Ndërtimi i parkut i ka kushtuar atij dhe gruas së tij Maggie rreth 34 milionë dollarë, por ata janë shprehur se ‘shuma është e vogël në krahasim me reagimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara’.
Parku i Morgan është përmisuar dukshëm gjatë këtij viti, pasi iu shtua edhe një park ujor./Arbresh.info

Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit