Asociacioni i Komunave Serbe është kancer për Kosovën. Kështu ka definuar eksperti i pushteti vendor në Kosovë, Besnik Tahiri, i ftuar në emisionin Rrokum Rroll.
Nëse Asociacioni ka me i pas ato kompetenca që flitet, kjo është një gjë shumë e keqe për Kosovën, – tha Tahiri.
“Deri tash ka pas struktura paralele me institucionet e Kosovës, te cilat kanë qenë jashtë institucioneve të Kosovës. Por nëpërmjet këtij Asociacioni, këto struktura paralele po futen ne sistemin e Kosovës. Kjo është njësoj si me hy kanceri ne trup”, tha Tahiri.
Ma tej, Tahiri shtoi se nuk po sheh vullnet e as qasje pozitive nga politikanet e Serbisë ndaj formimit të këtij Asociacioni.
Ai Gjithashtu ka theksuar se asociacioni serb në Kosovë ka qëllime me marr përgjegjësi ekzekutive dhe Kosova me çdo kusht duhet me ndalu atë.
Tahiri, mes tjerash ka thënë se nëse asociacioni i merr ato përgjegjësi atëherë për Kosovën ka me qenë një drame i madhe.
Sipas tij, problemi këtu është mjaft i thellë, duke thënë se nëse ky asociacion merr kompetenca ekzekutive atëherë komunat serbe kanë me pas edhe interferim politik në Kosovë.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...