Edhe pse kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po përpiqet të sajojë shifra që nuk ekzistojnë për rezultatin e këtyre zgjedhjeve, ka një procedurë normale për mënyrën se si vlerësohen zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale.
Zgjedhjet parlamentare vlerësohen me mandate deputetësh dhe zgjedhjet lokale vlerësohen me mandate kryetarësh për njësitë vendore.
Më poshtë po paraqesim një tabelë që tregon se cili ishte rezultati i Partisë Demokratike në vitin 2000, viti më i keq zgjedhor i Partisë Demokratike. Lexuesit duhet t’i kujtojmë se Partia Demokratike nuk mori pjesë në raundin e dytë në 121 njësi vendore në këto zgjedhje.
Pra, po të kishte marrë pjesë, mund të dilte shumë herë më mirë se Basha në vitin 2015.
Tabela tregon se sa për qind të mandateve ka marrë PD në vitin 2000, pa balotazh, dhe sa ka marrë në vitin 2015.
Nëse shikon këtë tabelë, e kupton se në vitin 2000, Partia Demokratike ka marrë gjithsej 24 për qind të mandateve, pra i ka fituar zgjedhjet me 24 për qind.
Por, ky rezultat do ishte më i lartë nëse PD do merrte pjesë në raundin e dytë, të cilin e bojkotoi Berisha me një vendim personal, pas një krize nervore.
Në vitin 2003 Partia Demokratike i ka fituar zgjedhjet në gjithë vendin me rezultatin 37 për qind, duke marrë 115 komuna dhe Bashki në gjithë vendin.
Në vitin 2007, Partia Demokratike i ka fituar zgjedhjet bindshëm me 59 për qind, duke fituar 187 komuna dhe bashki
Në vitin 2011 Partia Demokratike i ka fituar zgjedhjet po bindshëm duke fiuar 57 për qind të mandateve, ose 181 komuna dhe bashki
Në vitin 2015 nën udhëhqjen e Lulzim Bashës Partia Demokratike ka fituar 25 për qind të bashkive.
Kjo shifër është thuajse e njëjtë me atë të vitit 2000, vitit më të keq të Partisë Demorkatike pas vitit 1997, ku PD nuk mori pjesë në balotazh. Nëse do kishte shkuar në balotazh, e sigurt ishte se do shkonte deri në 31 për qind.
Mjafton kaq që Lulzim Basha të pranojë zyrtarisht se e ka kthyer PD në pikën e saj më të ulët, në vitin më poshtërues të PD nga pikëpamja elektorale.
“Gjendja e FSK-së”, Konjufca i quan deklaratat e Vlora Çitak...
Semenyo zgjedh destinacionin e radhës, përkundër interesimit...
Shefi i ushtrisë së Libisë vritet në një aksident ajror në T...
Glauk Konjufca tregon dy arsye pse qytetarët duhet të mbësht...
Hamza premton ulje të çmimeve përmes heqjes së TVSH-së në pr...
Aksident mes dy veturave në hyrje të autostradës në Kaçanik,...