Një grup prej mbi 250 udhëtarësh janë bllokuar në aeroportin e Antalia-s në Turqi. Kështu të paktën, i kanë thënë Klan Kosovës pasagjerë shqiptarë.
Njëri prej tyre tha se janë 250 udhëtarë që prej orës 3 të mëngjesit janë duke e pritur Agjensionin Turistik.
Ndërkaq, një pasagjer tjetër tha se janë duke pritur 14 orë dhe se mes tyre ka pleq, fëmijë dhe gra shtatzëna.
Klan Kosova ka kontaktuar me agjencinë turistike në fjalë për të kuptuar më shumë rreth bllokimit të pasagjerëve, por nuk ka arritur të marrë një përgjigje nga ta.
Gjithashtu, një grup prej 214 pasagjerëve, janë bllokuar në aeroportin e Prishtinës, pasi e njëjta kompani turistike ka bllokuar fluturimin e paraparë rreth orës 7 të mëngjesit.
Një nga pasagjerët, kontaktoi me Expressin dhe tha se nga po e njëjta agjenci e fluturimeve janë bllokuar 214 persona.
“Na kanë blloku prej orës 6 të mëngjesit. S’po na lënë të dalim as nga aeroporti pasi po thonë se s’mund të udhëtojmë më nëse dalim”, tha një nga pasagjerët.
Megjithatë, na njoftoi se agjencia u ka thënë se tani fluturimin e radhës do ta kenë në orën 16:00, por nuk dihet nëse do të anulohet apo do të vazhdojë.
Kompania përgjegjëse ende nuk ka dhënë ndonjë sqarim për media lidhur me rastin.
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Kurti thekson rë...
Haxhiu takon Gashin e KPK-së, flasin për përshpejtimin e pro...