“Gëzimet e Jetës”, është nisma që synon të ndihmojë fëmijët e prekur nga sëmundjet e zemrës, që të dalin jashtë vendit për shërim. Ky projekt është i nisur nga shoqata italiane “Zemrat Vëllazërore” dhe po mbështetët nga shoqata tjetër “Miqtë e Deçanit” e që synojnë të mbledhin fonde e t’i dërgojnë në Itali fëmijët kosovarë në nevojë.
Fillimisht duhet të gjenden fëmijët e diagnostifikuar e pastaj të mund të dërgohen në Itali, gjë që sipas shoqatës, nuk mund të bëhet para fundit të vitit.
Ata sot bënë prezantimin zyrtar të projektit. Projekt të cilin e mirëpriti edhe ambasadori italian në Kosovë, Anderas Ferrarese.
“Njëra nga sfidat kryesore është që të krijohen mundësitë që shërimet të bëhen në vend, në rrugë më të lehta për ata të cilët kanë probleme dhe që janë në shtëpi dhe nuk i kanë kushtet për tu shënuar jashtë vendit. Në këtë fushë, është një bashkëpunim i kahershëm me shoqatën e juaj këtu, dhe shpresojmë që në të ardhmen të vazhdohet me këso bashkëpunime”, tha ai.
Ambasadori Ferrarese premtoi për bashkëpunim të mëtejmë ndërmjet ambasadës dhe shoqatave.
E drejtori i shoqatës, Don Claudio Maggioni tregoj se qëllimi i këtij projekti është që të krijohen mundësi ndihme për rastet e veçanta.
Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifi...
Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na la...
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore