Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ka thënë se në takimin e sotëm, ani pse nuk është arritur asnjë marrëveshje në lidhje me temat e diskutuara, ka pasur përafrim mes palëve.
“Sot prita në një takim të nivelit të lartë për normalizim të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, Kryeministrin Isa Mustafa dhe Kryeministrin Aleksander Vuçiq”, tha Mogherini.
“Në takim, diskutimi ishte i përqendruar në zbatimin e çështjeve të energjisë, telekomit, themelimit të Asociacionit të komunave serbe në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes/urën e Mitrovicës. Është arritur progres i mirë në të gjitha çështjet. Ekipet tona do të vazhdojnë të punojnë në këto katër çështje në orët në vijim dhe do të ritakohemi shumë shpejtë ditëve të ardhshme për t’i finalizuar marrëveshjet”, ka thënë Mogherini.
Ajo ka bërë me dije se Memorandumi i Mirëkuptimit për Sigurimet e Makinave nga palët e treta është nënshkruar në margjina të takimit.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...