Paralajmërimit të Qeverisë së Kosovës se do ta miratojë projektligjin me të cilin mbrojtja juridike e të akuzuarve të gjykatës speciale do të ketë mbështetje financiare nga shteti, ka marrë reagimin e shoqërisë civile.
Një letër hapur të nënshkruar nga pjesëtarë të shoqërisë civile dhe gazetarë, janë dhënë disa arsye se përse nuk duhet mbështetur ky projektligj.
“Ne besojmë se lufta për çlirimin e Kosovës ka pasur qëllim fisnik e të drejtë, dhe si rrjedhojë ka qenë e pastër dhe legjitime. Krimet e supozuara të kenë ndodhur, janë krime të individëve, që i bie – jo të popullit dhe jo të Kosovës”, thuhet në letër.
Aty potencohet se fondet për funksionimin e Gjykatës Speciale do të jenë ato të Bashkimit Evropian.
“Për dallim prej betejave ligjore të Kosovës për shtetësi, siç ishte p.sh. procesi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku ishin në pyetje interesat kolektive të qytetarëve të Kosovës, Gjykata Speciale ka karakter penal, ku përgjegjësia dhe interesat janë individuale”, thuhet mes tjerash në letër.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj