Krahas shumë angazhimeve në shërbim të anëtarësisë, SBASHK-u edhe këtë verë ka vazhduar traditën për të dërguar punëtorë të arsimit dhe UP-së nga të gjitha komunat e Kosovës për pushime në bregdetin shqiptar.
Kryesia dhe Këshilli Drejtues i SBASHK-ut kanë autorizuar një komision që të bëj gjithë përgatitjet, ndërsa përzgjedhjen e pushuesve e kanë bërë organet sindikale nga komunat dhe Universiteti.
370 anëtarët e SBASHK-ut kanë nisur pushimet në bregdetin shqiptar në Durrës, ndërsa qëndrimi i tyre në buzëdet është një traditë që po vazhdon dhe po sigurohet nga mjetet e grumbulluara në Fondin për rekreacion të SBASHK-ut.
Mësimdhënësit dhe të punësuarit tjerë në arsimin e Kosovës janë shprehur të lumtur për përzgjedhjen nga kolegët e tyre dhe ndihen të kënaqur me kushtet që ofron ky bregdet. Ata nuk kanë kursyer lëvdatat për Kryesinë e SBASHK-ut dhe komisionin 10 anëtarësh që ka punuar me përkushtim në mënyrë që pushimet të kalojnë sa më mirë.
Me këtë rast, kryetari i SBASHK- ut, Rrahman Jasharaj, i cili u gjend në mesin e pushuesve, ka bashkëbiseduar me ta dhe ka parë nga afër atmosferën e mirë që ka mbretëruar aty. Anëtarët e SBASHK-ut kanë shprehur respekt për angazhimet e SBASHK-ut, sidomos ata të cilët për herë të parë gjenden në bregdetin shqiptar.
Kujtojmë se ky aktivitet ka nisur para 4 vitesh me 100 pushues, ndërsa gradualisht ky numër është rritur nga viti në vit, duke arritur këtë vit deri në 370.
SBASHK-u këtë aktivitet e konsideron një prej angazhimeve të shumta në shërbim të anëtarësisë dhe po ashtu premton se ky aktivitet do të vazhdojë edhe më tutje.
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici