Kosova po merr pjesë në konferencën e Kartës së Adriatikut që po mbahet në Podgoricë, ku bashkë me disa shtete të rajonit, është në cilësinë e vëzhguesit.
Sidoqoftë, Forca e Sigurisë së Kosovës, viteve të fundit ka bërë përparime të dukshme, gjë që dëshmohet edhe me çmimet ndërkombëtare që kadetët e saj kanë marrë në vende të ndryshme të botës. Njohësit e çështjeve të sigurisë vlerësojnë se vetëm ligji për FSK-në mbetet problem që duhet zgjidhur.
Rilind Idrizi është nëntogeri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, i cili ditë më parë u shpall si “Studenti më i mirë ndërkombëtar” në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar. Nëntogeri Idrizi tregoi performancë të jashtëzakonshme në fushën e studimeve ushtarake, akademike dhe praktike.
Çmime të ngjashme morën edhe shumë pjesëtarë të tjerë të FSK-së, të cilët u dëshmuan kudo që u paraqitën, sikurse Feti Pronaj, Arlind I. Bajrami, Ismail Hoxha e të tjerë. Madje ky i fundit ishte shpallur kadeti më i mirë në një konkurrencë të madhe nga 30 shtete të botës. Shpatën e nderit, kadetit kosovar ia pat dorëzuar princi Çarls, i cili pati shumë fjalë të mira për kadetin.
E Xhevahir Hasanaj, i cili këtë vit mori çmimin si kadeti më i mirë i huaj në fushën ushtarake, akademike dhe praktike, këtë çmim e vlerëson të një rëndësie të veçantë.
Me gjithë çmimet e pjesëtarëve të FSK-së, ky institucion mjaft i rëndësishëm i sigurisë në vend vazhdon të mbetet jashtë anëtarësimit dhe përfaqësimeve në shumë nisma rajonale, përshirë këtu edhe atë të Kartës së Adriatikut. Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se kjo gjë po ndodh për shkak të mostransformimit të FSK-së në Forca të Armatosura.
Ibishi shtoi se prezenca e zëvendëspresidentit amerikan në konferencën e Kartës së Adriatikut, flet për interesimin e SHBA-së për ta penguar ndikimin ruso-turk në Ballkan.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në A-5 në vitin 2012, por për shkak të shumë rrethanave, anëtarësimi i saj është shtyrë. Megjithatë, Kosova ka marrë pjesë në disa prej aktiviteteve dhe ngjarjeve të kartës në cilësinë e vëzhguesit.
https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/10155279235293859/
FSK
Sytë nga Haga, Arbresh.info transmeton fjalimet e katërshes ...
Kurti pret përfaqësues të Parlamentit britanik në Prishtinë,...
Gjeneralmajori i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Osborn uron Kos...
Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, lejohet qarkullimi për ...
Trupat shqiptare në stërvitje për KFOR ’36 në Gjermani, Veng...
Përfundojnë bisedimet në Gjenevë, Zelensky akuzon Rusinë për...