Karrotat janë përplot me përfitime shëndetësore pasi përmbajnë beta-karoten, vitamin A, minerale dhe anti-oksidantë.
Më poshtë po ju prezantojmë një recetë me karrota që ju ndihmon për të pasur jetë të gjatë dhe të shëndetshme, transmeton Klan Kosova.
Përbërësit:
2 rrënjë xhenxhefili
4 karrota
3 molla
Lëngu i një gjysmë limoni
Si ta përgatisni?
Përzieni të gjithë përbërësit në mikser (blender) derisa të krijoni një masë homogjene. Konsumojeni këtë lëng në mëngjes, të përgatitur të freskët, dhe në stomak të zbrazët.
Rrënja e xhenxhefilit ka aftësinë për të reduktuar nivelet e larta të kolesterolit dhe për të vrarë bakteret e stomakut të cilat janë të njohura si shkaku i sëmundjes së ulçerës. Poashtu ka një efekt pozitiv në florën e zorrëve, ndihmon kapsllëkun dhe zbut dhimbjen e kokës dhe migrenën.
Ekzistojnë përfitime të shumta shëndetësore që ju ofrojnë karrotat duke përfshirë uljen e kolesterolit, parandalon sulmet në zemër dhe kancerin. Gjithashtu, përmirëson shikimin dhe e bën lëkurën tuaj më të butë.
Mollat rrisin imunitetin, ndihmon në humbjen e peshës, përmirëson shëndetin e mëlçisë dhe veshkave. Poashtu ndihmojnë me insomninë dhe reduktojnë stresin.
Limonët kanë poashtu shumë përfitime, largojnë helmet nga trupi dhe kanë efekt anti-bakterial. Poashtu forcon imunitetin.
Përparim Rama sot mban konferencë për media
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...