Policia në Itali ka konfiskuar rreth 15 mijë kanaçe Red Bull fallco në Torino.
Importimi i tyre është bërë nga Kosova, nga një shtetas kosovar në bashkëpunim me një italian, transmeton portali arbresh.info
Sapo malli është dorëzuar në Itali, i janë ngjitur edhe etiketat përkatëse, ka bërë të ditur policia.
Pija është shitur kryesisht në dyqane të vogla të drejtuara nga shtetasit e huaj dhe nga shitësit nëpër rrugë. Tetë persona kanë raportuar për shitjen e mallit fallco dhe për mashtrimin që u është bërë.
Megjithatë, analizat kimike tregojnë se pija e shitur nuk ishte e dëmshme për shëndetin, por që përmban një sasi të më të vogël të taurinës së aminocidit sesa përmban një Red Bull normal.
Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të ...
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...