Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka vizituar sot dy familje atdhetare nga Mitrovica.
Ai ka takuar familjet Lushta dhe Maliqi, me qëllim të falënderimit për kontributin e dhënë gjatë historisë së përpjekjeve kombëtare për liri dhe çlirim. Lushtaku është shprehur shumë mirënjohës për veprimtarinë dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në shërbim të lirisë dhe çlirimit të Kosovës.
“Institucionet e Kosovës si në nivel lokal dhe në atë qendror duhet të çmojnë dhe respektojnë çdo ditë vlerat kombëtare të familjeve shqiptare që sakrifikuan për vendin e tyre në rrethana të ndryshme historike, pasi familjet atdhetare kanë qenë themeli i veprimtarisë në shërbim të çështjes kombëtare”, tha Lushtaku.
Ndërsa pjesëtaret e të dy familjeve u shprehën shumë falënderues ndaj Lushtakut për vizitën e bërë dhe për kujdesin e treguar, si dhe çmuan lart kontributin e tij gjatë dhe pas luftës së UÇK-së.“Shumë të përzemërta dhe emocionuese ishte biseda me më të moshuarit e këtyre familjeve, ata thanë se e çmojnë çdo të mirë që vendit i solli gjaku i të rënëve dhe sakrifica e popullit të Kosovës”, shkruhet në komunikatë.
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...