Po vazhdon procesi i regjistrimit të deputetëve të Legjislaturës VI të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me pjesën e mbetur nga java e kaluar.
Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se regjistrimi i deputetit nuk është i paraparë me dispozitat e Kushtetutës të Republikës së Kosovës dhe as me dispozitat e Rregullores së Kuvendit, shkruan arbresh.info.
Sipas Kuvendit regjistrimi mund të bëhet në çdo kohë të përshtatshme për deputetin.
“Regjistrimi i deputetit është një veprim administrativ për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për administratën e Kuvendit, ku përfshihen: kopja e kartelës bankare, kopja e letërnjoftimit, adresa e banimit dhe CV-ja.
Këto dokumente mund të dorëzohen në Administratën e Kuvendit në çdo kohë të përshtatshme për deputetin.
Konform praktikave të legjislaturave të kaluara, regjistrimi i deputetit (në holl) nga administrata e Kuvendit para seancës konstituive, bëhet me qëllim të lehtësimit teknik.
Andaj lëshimi i afatit të caktuar nga Kryesia e Kuvendit për regjistrimin en deputetit, nuk ka pengesa për pjesëmarrje të deputetit në seancën konstituive të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit./Arbresh.info.
Para seancës mblidhet Komisioni për Legjislacion, disa pika ...
Reagimi i parë i Malit pas eliminimit nga Big Brother: “Fito...
Rama bashkëbisedim me të rinjtë: Hyrja në BE nuk është vetëm...
Sot bëhen 27 vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjak...
KOMF: Fëmijët me autizëm ende pa mbrojtje të garantuar
Për herë të parë në Shqipëri, kompensim për dëmet në shëndet...