Lajme të mira kanë ardhur për Naser Alijin, mbrojtësin e kombëtares, i cili vetëm pak ditë më parë ka marrë një ofertë konkrete nga Zaglebie e Lubinit në Poloni.
Lojtari i ka thënë menjëherë jo ofertës, duke rishikuar edhe një herë të gjitha ofertat që i janë bërë edhe nga ekipe të tjera.
Kjo lëkundje për lojtarin e Kombëtares ka ardhur pas problemeve që pati me ekipin e tij, Kaizerslautern, duke shtuar këtu se Aliji nuk është bërë pjesë e planeve në kampionat ndaj Nurenberg.
Përgjigja e menjëhershme nga lojtari ka ardhur duke bërë krahasimin e skuadrës që i bëri ofertën me skuadrën ku bën pjesë Sadiku, Legia e Varshavës, të cilat kanë një diferencë të madhe mes tyre, ndaj dhe lojtari i kombëtares ka kthyer përgjigje negative pa e menduar gjatë.

Moti i ngrohtë në pesë ditët e ardhshme
Policia arreston dy persona në Pejë të dyshuar për orientim ...
DnV: Dalje e ulët e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se n...
Abdixhiku: Kanë mbetur më pak se dy orë, dilni e votoni, për...
Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i nga...
Shqyerja e fletëvotimit, Pula: Parashihet dënim nga 1 deri n...