Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, postoi në Twitter se Kina mund t’i zgjidhë ‘lehtë’ problemet me Korenë e Veriut, por se vendi nuk po bën asgjë për ta ndihmuar SHBA-në përveçse “po flet”.
Trump iu kthye Twitterit të shtunën mbrëma për t’i thumbuar liderët e mëparshëm amerikan, të cilët i quajti “të pamend”, për të cilët ai beson se e lejuan Kinën që të përfitojë shumë tregti përderisa kjo e fundit nuk ndihmoi SHBA-në për Korenë e Veriut.
Trump shtoi se Kina mund t’i zgjidhë “lehtë” problemet në rritje me vendin komunist, por në vend të kësaj e gjitha çfarë po bën Kina është “muhabet”, transmeton Gazeta Express.
Postimi në Twitter ishte një përgjigje ndaj lansimit të pasuksesshëm të një rakete ndërkontinentale balistike të Kim Jong-Un.
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...
Irani godet aeroportin e Dubait, raportohet për të lënduar
FBI rrit gatishmërinë brenda ShBA-së, frikë nga aktivizimi i...
Zyrtari izraelit: Khamenei ka vdekur dhe trupi i tij është g...
Netanyahu: Po rriten shenjat që thonë se është vrarë udhëheq...
Protesta në Tiranë: I vihet zjarri ish-vilës së Enver Hoxhës