Ekziston nevoja e një ligji të veçantë për partitë politike, me anë të të cilit të rregullohej funksionalizimi i brendshëm i tyre. Ky ligj do t`i vendoste disa rregulla bazë për një demokraci të brendshme në parti politike.
Isuf Zejna, nga Demokracia Plus ka thënë se aktualisht mungon një ligj i tillë, ku nuk kemi rregulla të qarta të brendshme për partitë politike se si duhet të menaxhohet anëtarësia, zgjedhjet e të tjera.
“Derisa të kemi një mbikëqyrje më të mirë të zyrës për regjistrim të partive politike nuk na garanton që kemi me pas parti politike të cilat i respektojnë të drejtat demokratike edhe ashtu shohim se partitë politike më shumë janë grupe shokësh, pra që qeverisin nga një grup i ngushtë njerëzve derisa anëtarësia është aty vetëm në kohë të fushatave që të mblidhet dhe t`i mbush sallat ose stadiumet në tubime elektorale”, ka thënë Zejna.
“Në kohën kur nuk kemi zgjedhje nuk ka kurrfarë aktivitetesh të partive politike ose janë një grup shumë i ngushtë i personave që janë grupe shokësh dhe nuk është se vijnë si rezultat i vullnetit të anëtarësisë, pra prej bazës atje ku ishte dashur të buronte pushteti i këtyre personave”, ka theksuar ai në një intervistë për EO.
Zejna ka thënë se në vendet tjera ekzistojnë ligje të veçanta për funksionalizimin e partive politike.
“Në shtete e tjera kemi ligje të veçanta ose rregullore të veçanta për funksionalizimin e partive politike kështu që edhe në Kosovë është e nevojshme që t`i kemi këto rregullore ose këtë legjislacion edhe t`i vendosim disa rregulla bazë mbi demokracinë e partive politike, demokracinë e brendshme. Kur t`i kemi partitë demokratike prej brenda atëherë do të reflektojë edhe në institucione publike”, ka thënë ai.
“Mirëpo nëse i lajmë krejt të pavarura partitë të funksionojnë përbrenda ashtu siç mendojnë kryetarët e tyre atëherë do të stagnojmë në këtë pozitë ku jemi që kemi njëfarë nënshtrimi të partisë nën drejtim të liderëve ose kryesimit të partive dhe jo e kundërta pra nënshtrimit të vullnetit të anëtarësisë tek liderët”, ka shtuar Zejna.
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre