Kombinimi i grejpfrutit dhe mjaltit janë mënyra më e shijshme që ta ruani bukurinë dhe shëndetin, por jo vetëm këtë.
Pos vitaminave C, grejpfruti përmban edhe vitaminat A, B, D, E, kalcim, magnez, zink, bakër, hekur dhe fosfor. Grejpfruti ka përbërës antibakterial e po ashtu edhe antioksidues
Përbërësit e nevojshëm:
-1 grejpfrut;
-1 lugë mjaltë.
Grejpfrutin e prerë, së bashku me mjaltë, e vendosni në blender dhe e përzieni derisa të fitoni një masë homogjene. Lëngu i fituar do ta zvogëlojë nivelin e sheqerit në gjak. Nëse për çdo ditë e konsumoni grejpfrutin, do të ulni edhe nivelin e kolesterolit të keq për 15 për qind, e kur janë në pyetje trigliceridet edhe deri 27 për qind.
Ky lëng është i pasur edhe me licipene, luftues i madh kundër helmeve dhe materieve të dëmshme në organizëm. Vetëm disa gllënjka të këtij lëngu, menjëherë pas shujtës, mund ta shkrijë deri në gjysmën e kalorive që keni konsumuar gjatë asaj shujte.
Mirëpo, nëse merrni ndonjë lloj terapie, atëherë këshillohuni me mjekun, pasi që grejpfruti mundet të shtojë efektin e disa pilulave. Po ashtu duhet shmangur grejpfrutin dhe lëngun prej tij nëse merrni ilaçe për uljen e shtypjes së lartë të gjakut.
Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet
Rama: Buxheti për mbrojtjen këtë vit, mbi pragun standard të...
Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon pë...
Dallaveret me vota/Hetimet zgjerohen edhe në rajonin e Mitro...
Tentuan të vidhin në argjendari, arrestohen dy shtetas serbë...
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...