Në lojë për çështjen Ballist Morina në momentet e fundit ka hyrë edhe vetë Kryeministri Rama. Sipas një njoftimi të fundit Rama ka vënë në lëvizje të gjitha kanalet diplomatike me qëllim mosektradimin e shtetasit Ballist Morina në Serbi.
Sikundër mësohet Rama ka marrë kontakt direkt me autoritetet kroate. Ndërkohë që interesim ka edhe nga Presidenti i Federatës së Futbollit. Armando Duka.
Sipas njoftimit të FSHF-së: “FSHF vazhdon të ndjekë me shumë intensitet dhe angazhim maksimal procesin për mos ekstradimin e Ismail Morinës drejt Serbisë. Presidenti Armand Duka ka patur një komunikim intensiv me Kryeministrin e vendit Edi Rama për këtë problem. Kreu i Ekzekutivit së bashku me Presidentin e FSHF kanë marrë kontakt të vazhdueshëm edhe me autoritetet kroate për zgjidhjen përfundimtare të procesit.
Gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme dhe paradites së sotme, por edhe në vijim janë parë të gjitha mundësitë dhe hapësirat ligjore për të mbrojtur një cështje të tillë.”/arbresh.info/
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë