Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka emëruar gjeneralin John Kelly, i cili aktualisht kryeson Departamentin e Sigurisë Kombëtare, si shefin e tij të ardhshëm të stafit.
Njoftimi, i bërë në Twitter pasditen e së premtes, në mënyrë efektive e largoi Reince Priebus nga detyra, transmeton portali arbresh.info
Ish shefi i përsonelit ishte përballur me presion që nga kohë e emërimit, ndërsa Kelly është një gjeneral një pension që është bërë fytyra e sigurisë kufitare.
Në një seri të postimeve në Twitter para orës 17:00 sipas kohës lokalë, Trump vlerësoi ish-gjeneralin Marine Corp si një “amerikan i madh” dhe një “lider i madh”.
“John ka bërë një punë spektakulare në Sigurinë e Atdheut. Ai ka qenë një yll i vërtetë i administratës sime”, ka shkruar Trump./Arbresh.info
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin