Zyra e sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të specializuar janë të domosdoshme për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare të parapara me ligj për garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, kështu thuhet në projektligjin për dhomat e specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të specializuar dhe projektligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial të cilin e ka siguruar RTK e që do të diskutohet në Kuvendin e Kosovës.
Ky ligj ka për qëllim të siguroj procedura penale të sigurta dhe të paanshme në lidhje me pretendimet për kimet e kryera gjatë konfilitit në Kosovë dhe pas tij, krime të cilat lidhen me raportimin në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Neni 13 i këtij ligji ka të bëjë me krimet kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare që parasheh këto vepra: vrasje, shfarosje, skllavërim, burgosje, torturë, përdhunim seksual, skllavërim seksual, prostitucion i detyruar, shtatëzani e detyruar dhe çdo formë tjetër e dhunës seksuale dhe ndjekje mbi baza politike.
Por ata që nuk do të gjykohen do të jenë ata të cilët janë gjykuar ndonjë Gjykatë në Kosovë dhe poashtu ky nen parasheh që nuk do të gjykohet nëse gjykimi është bërë nga Tribunali Ndërkombëtare për ndjekje penale.
Burime të RTK bëjnë të ditur që Gjykata Speciale do të krijohet deri në fund të muajit.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...