Në 10 prill 1815, në ishullin e Sumbavas në arkipelagun indonezian të Sundas, vullkani Tambora shkaktoi shpërthimin më të dhunshme dhe vdekjeprurës vullkanik, që nga Epoka e fundit e Akullit.
Ngjarja shkaktoi një kolonë gjigante shpërthyese, që u shtri deri në 50 km lartësi, 150 km kub hi dhe përhapje aerosoli në atmosferë, që veniti rrezet e diellit dhe uli temperaturat globale me rreth 1.7 gradë. Pasojat ishin shkatërrimtare: dimri mes viteve 1815 dhe 1816 ishte shumë i ashpër dhe 1816 hyri në histori si “viti pa verë”.
Në pranverë akulli shkatërroi shumicën e kulturave në Amerikën verilindore dhe në Evropën Perëndimore dhe kudo pati shira të rrëmbyeshme. Mendohet gjithashtu se i ftohti dhe uria shkaktuan epideminë e parë të kolerës, e cila nga rajoni i Ganges u përhap në të gjithë Azinë Jugore, Lindjen e Mesme dhe më pas deri në Detin Kaspik, si dhe brigjet e Balltikut.
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...