46 deputetë të regjistruar deri më tani

15:47 | 26 Korrik 2017
M. A.

Deputetët e legjislaturës se VI, të votuar nga zgjedhjet e 11 qershorit, kanë pasur mundësinë që  sot ( e mërkurë) nga ora 10:00 të bëjnë regjistrimin e tyre si deputet.

Vetëm sot janë regjistruar gjithsej 46 deputetë.

Nga liderët e partive politike është regjistruar presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, kandidati për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj e deputetët të tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje, AAK, LDK e PDK.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, para mediave ka thënë se aktualisht me LDK-në janë duke diskutuar rreth programeve qeverisëse për formimin e Qeverisë së ardhshme.

Po ashtu edhe, Ilir Deda tha sot se koalicioni PAN do të dështoj ta krijoj Qeverinë dhe se këtë do ta bëjë koalicioni LAA bashkë me Vetëvendosjes.

Regjistrimi i deputetëve do të vazhdoj deri të premten me 28 korrik./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme