Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka përgatitur planet që gjatë sezonit veror të ofrojnë shërbime qytetarëve në mënyrën sa më të shpejt të mundshme, për pajisje me dokumente personale.
Duke pasur parasysh vëllimin e madh të aplikimeve për patentë shoferë, sidomos vazhdim të afatit të vlefshmërisë, pajisja e qytetarëve me patentë shoferë po bëhet në mënyrë të vazhdueshme sipas radhës së aplikimit.
“MPB është duke u angazhuar që në afat kohor sa më të shpejtë të mundshëm t’i pajisim të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për patentë shoferë. Prioritet janë: rastet urgjente, aplikim për herë të parë dhe të humbur. Duke filluar që data 25 qershor e këtij viti, do të shtohen kapacitetet e nevojshme, në mënyrë qe sa më shpejt t’i pajisim qytetarët me patentë shofer”, thuhet në komunikatë.
Procedura për vazhdim e patentë shoferëve është e rregulluar me udhëzimin administrativ 12/2012, që të bëhet aplikimi për vazhdim të afatit të patentë shoferëve, gjashtë muaj para se t’i skadojë afati i vlefshmërisë, andaj luten qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe mos të presin momentin e fundit.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...