Barcelona i ka premtuar Neymarit se do të nënshkruajnë me bashkëlojtarët e tij te kombëtarja e Brazilit, Philippe Coutinho dhe Paulinho, në një përpjekje për ta mbajtur atë në klub, thonë raportet në Spanjë.
Sipas El Mundo Deportivo, katalanasit kanë arritur një fazë të dëshpërimit për të mbajtur 25-vjeçarin braziliani, i cili thuhet se u tha atyre se kishte rënë dakord me kushtet personale me Paris Saint-Germainin.
Por, më vonë erdhi një mesazh nga Gerard Pique në mediat sociale në një foto të tij së bashku me brazilianin e titulluar ‘ai qëndron’, edhe pse media të shumta janë të bindur se asnjë vendim nuk është bërë ende.
Blaugranët më parë ishin lidhur me një lëvizje prej 80 milionë eurosh për Coutinhon e Liverpoolit dhe një marrëveshje me Paulinhon e Guangzhou Evergrandes, me vlerë 40 milion euro dhe tani duan t’i finalizojnë këtë marrëveshje për ta bindur Neymarin të qëndroj.
Kjo pasi, thuhet se Neymai u tërheq nga Parisianët për shkak të pranisë së shumë shokëve të tij brazilian, përfshirë Dani Alves, Marquinhos dhe Thiago Silva.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër