Bajrami: Qeveria LAA-Vetëvendosje më stabile se ajo e PAN-it

19:50 | 24 Korrik 2017
Arbresh.info

Deputetja e zgjedhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se partia ku ajo bën pjesë është e interesuar që të konstituohet sa më shpejtë Qeveria e Kosovës.

“Ne urojmë që ata të bëjnë Qeverinë, jemi të interesuar që sa më shpejt të bëhen institucionet vendi të ketë Qeveri stabile por jo të kemi tejzgjatje te afatave duke provuar në pafundësi”.

“Nëse nuk janë numrat, presidenti Thaçi duhet të mandatojë tjetrin që ofron dëshmi se ka 61 vota për krijimin e Qeverisë”.

Bajrami ka thënë poashtu në Info Magazine të Klan Kosovës se LDK-ja është takuar disa herë me Vetëvendosjen dhe se gjasat për një koalicion të mundshëm mes tyre janë reale.

“Ka pasur disa takime me Vetëvendosjen, nuk kanë qenë sekrete”.

“Ka vend për bashkëpunim, sigurisht nëse presidenti hap rrugën për mandatarin e dytë, gjithmonë duke aluduar se dështon PAN-i pasi atëherë ka hapësirë të mjaftueshme për bashkëpunim mes LAA-së dhe Vetëvendosjes, besoj se do të ishte qeveri më stabile sepse nuk do të jetë qeveri si ajo e PAN—it e varur nga Lista Serbe”.

“Besoj se dallimet e LAA-së me Vetëvendosjen gjithsesi janë më të vogla se sa dallimet e të gjitha partive shqiptare me Beogradin dhe Listën Serbe”.