Besnik Ukshini, i ngarkuar nga Prokuroria Speciale, për veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”, e ka pranuar fajësinë për akuzat që i vihen në barrë.
Pranimin e fajësisë, i akuzuari Ukshini e bëri pas konsultimit me avokatin e tij, Genc Juniku, gjatë shqyrtimit të dytë të mbajtur në Gjykatën Themelore në Gjakovë.
Avokati Juniku, nuk e kishte kundërshtuar aktakuzën, mirëpo me anë të një shkrese ka njoftuar gjykatën dhe prokurorinë se i mbrojturi i tij ka shprehur gatishmërinë për të pranuar fajësinë, raporton Betimi për Drejtësi.
Pas aprovimit të pranimit të fajësisë, gjyqtari Gëzim Pozhegu, shpalljen e aktgjykimit e caktoi më 27 korrik 2017, në ora 13:00.Sipas Prokurorisë Speciale, Besnik Ukshini akuzohet se gjatë periudhës korrik-nëntor 2014, ka marr pjesë në veprimtarinë e grupeve terroriste, të cilat operojnë në konfliktin e armatosur në Siri. I njëjti pasi kishte kaluar rrugën përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Rinas” në Tiranë, kishte mbërritur në Stamboll e më pas kishte vazhduar rrugën për në Siri, ku kishte shërbyer në një spital që i takonte organizatës terroriste “ISIS”, dhe i njëjti ishte i pajisur edhe më armë.
Me këtë rast, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grupin terrorist” nga neni 143, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira