Publikimi i një fotografie në të cilën prapa gazetarit Berat Buzhala dukeshin tri femra të mbuluara me burka, i ka kushtuar me sharje, fyerje dhe kërcënime të ndryshme gazetarit atij.
Buzhala, në mbishkrimin që kishte bërë në fotografinë që kishte publikuar në faqen e tij në Facebook, në mënyrë satirike kishte përshkruar dukjen e tri grave.
Në mesin e atyre që kanë reaguar ndaj postimit të tij, ka pasur edhe të atillë, të cilët e kanë sharë në mënyrën më të keqe të mundshme.
Përveç komenteve negative që ka marr në fotografinë e publikuar, disa persona kanë bërë thirrje për ta raportuar faqen e Buzhalës, pasi i njëjti sipas tyre po ofendon rëndë fenë islame. /Arbresh.info/


Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?