Kolona e automjeteve në Merdare është rritur edhe më shumë gjatë mbrëmjes.
Deri në katër orë po presin qytetarët për të kaluar kufirin Serbi-Kosovë, raporton Indeksonline.
Kolona e automjeteve në këtë pikë kufitare është e gjatë gati një km dhe se pritjet po janë tejet të gjata prej 3 deri në 4 orë.
Ndërsa sipas informacioneve të orës 22:00 nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar tregojnë se për dallim nga pika kufitare në Merdare, gjendja në pikat tjera është më mirë.
Në Vërmicë kolona është e gjatë deri në 100 metra por në këtë pikë janë hapur katër korsi kalimi dhe qytetarët presin jo më shumë se 20 minuta për të hyrë në Kosovë.
Të Dheu i bardhë kolona është 15 metra sikurse në Han të Elezit. Ndërsa në Mutivodë dhe pikat tjera kufitare që gjithsej janë 12 nuk ka fare kolonë të automjeteve.
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend...
Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të...
Sveçla uron Fitër Bajramin: Të forcojmë solidaritetin dhe ku...
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell