I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në rezidencën e presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Mediat kanë raportuar se Haradinaj po pritet të nënshkruaj marrëveshje me vajzën e ish-presidentit, Teuta Rugova në mënyrë që kjo e fundit ta votoj atë për kryeministër në Kuvend, shkruan arbresh.info.
Mirëpo Haradinaj pasi doli nga rezidenca tha se ishte vetëm një takim historik për shkak të rëndësisë që ka kjo familje.
“Është një takim që na kthen edhe në kujtesë edhe në ndjenjën e mrië që kemi pasur me këtë shtëpi dhe këtë familje. Kemi një marrëdhënie që e kemi ruajtur në të gjitha etapat e do ta ruajmë edhe tani”, ka thënë Haradinaj.
I pyetur se a ka nënshkruar marrëveshje me Teuta Rugovën, Haradinaj nuk ka folur mirëpo zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj u ka thënë mediave se do të njoftohen më vonë në lidhje me këtë./Arbresh.info.
Një muaj paraburgim për shoferin që goditi për vdekje 27-vje...
Sulmet amerikane-izraelite godasin centralin bërthamor irani...
Shqipëria publikon listën për ndeshjen ndaj Polonisë në play...
Rama mbjell lule bashkë më fëmijët e kryeqytetit në ditën e ...
21 marsi, Dita Botërore e Sindromës Down
KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën ...